Sllaveski: Vetëm Kovaçevski nuk e meriton të jetë kryeministër, i përgëzoj për koalicionin gjysmë të fshehtë me Arsovskën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Dhjetor, 2022 22:50

Sllaveski: Vetëm Kovaçevski nuk e meriton të jetë kryeministër, i përgëzoj për koalicionin gjysmë të fshehtë me Arsovskën

Sllaveski në përgjigjen e tij drejtuar kryeministrit po ashtu në deklaratën e tij thotë se është zgjedhur nga shumica bindëse e qytetarëve të Shkupit, për dallim nga ai që nuk ka ardhur në pozitën e kryeministrit duke i fituar zgjedhjet, përcjell FLAKA.

Natyrisht, kryeministri i vendit, përveç rritjes së inflacionit, problemeve në ekonomi, bllokadave në qytet, institucioneve të varfëruara, problemeve me bizneset, ka mjaft kohë për t’iu kushtuar komentimit të punës sime, reagon kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski nga VMRO DPMNE pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski i tha se nuk e meriton të jetë në pozitën në të cilën është.

Sllaveski në deklaratën e tij e ka uruar Kovaçevskin për “koalicionin gjysmë sekret dhe joformal” në qytetin e Shkupit me Danela Arsovskën dhe sipas tij fakti që kryeministri ka pasur takim me kryetaren e shpjegon prapaskenën e shumë gjërave, bllokadave dhe sulmet kundër tij.

“I vetmi që nuk e meriton të jetë kryeministër është pikërisht Kovaçevski, sepse kjo i kushton Maqedonisë, dhe qytetin e Shkupit e shohim shumë. Me këtë rast edhe pse nuk është për t’u mburrur, më mbetet vetëm të përgëzoj koalicionin gjysmë sekret dhe joformal në qytet”, thotë Sllaveski në një deklaratë me shkrim.

Për faktin se nuk e meriton të jetë kryetar i Këshillit të kryeqytetit, Sllaveski na kujton se është zgjedhur nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Shkupit.

“Do të theksoj se si këshilltar, bartës i listës, jam zgjedhur nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Shkupit, për dallim nga ai kryeministër që nuk është zgjedhur në zgjedhje, por është emëruar në pozitën e kryeministrit në një tryezë të gjelbër, në festën e tij. Njëkohësisht kam qenë disa herë në zgjedhje, si mbajtës liste, për këshilltarë dhe deputetë. Unë e mposhta LSDM-në në njësinë e dytë (të tij dhe të Kumanovës) në mënyrë katastrofike me mbështetje të madhe nga bashkëqytetarët e tij”, thotë Sllaveski.

Deklaratat e tilla të kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit vijnë pasi kryeministri sot në një konferencë për media komentoi situatën në kryeqytet, duke thënë se asgjë e premtuar nga VMRO-DPMNE nuk është realizuar dhe e vetmja gjë që kemi, shihet Sllaveski duke vjedhur mikrofonin.

“E vetmja gjë që pamë ishte se kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit ia ka vjedhur mikrofonin kryetares, e ka fshehur aty ku e ka fshehur, në çdo seancë ka debatuar në mënyrën më të keqe me kryetaren, tek i cila ka shkuar dhe e ka promovuar si kryetare më e mirë e Shkupit . Një person i tillë nuk e meriton të jetë kryetar i këshillit të kryeqytetit të një shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së”, tha Kovaçevski.

Nuk jam unë ai, tha kryeministri, i cili me lidershipin e LSDM-së e priti Arsovskën me bori pas fitores vitin e kaluar, por këtë e bëri Hristijan Mickoski me VMRO-DPMNE-në. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Dhjetor, 2022 22:50

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare