Sllaveski: VMRO-DPMNE do të rrisë pagat me 20% në katër vjet

Sllaveski: VMRO-DPMNE do të rrisë pagat me 20% në katër vjet

VMRO-DPMNE do të rrisë pagat për më shumë se 20%, tha anëtari i Ekzekutivit të Partisë së Mickoskit, Trajko Sllavevski në “Top Tema”, përcjell FLAKA.

“Është një rritje kumulative, 5% çdo vit, 20% për 4 vjet në total. Nëse qeveria tjetër e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mund të përdorë mandatin e saj të plotë, kjo do të nënkuptojë se pagat do të rriten me mbi 20-25%. Dhe nuk është aspak joreale, është mjaft e vërtetë”, tha Sllaveski.

Ai thotë se nëse arrihet një normë rritjeje prej 4% në dy vitet e para dhe nëse arrihet një rritje nominale prej 5% e inflacionit, është mjaft e arritshme, për dallim nga disa objektiva që VMRO-DPMNE madje i kritikoi në fillim kur u shpall. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Shkurt, 2020 22:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.