“Snajperi” i Holandës, Gakpo barazon rekordin 36-vjeçar të legjendës së Interit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 22:57

“Snajperi” i Holandës, Gakpo barazon rekordin 36-vjeçar të legjendës së Interit

Cody Gakpo po e shijon në maksimum Botërorin e Katarit. Kapiteni i PSV-së, shënoi golin e parë të sfidës Holandë-Katar (2-0). 23-vjeçari ka realizuar në tri ndeshjet e grupit A: ndaj Senegalit, Ekuadorit dhe Katarit, duke vendosur një rekord.

Asnjë lojtar i kombëtares tulipane nuk ia kishte dalë të shënonte në tri takimet e fazës së grupeve në një Kupë Botes, ndërkohë që Gakpo i bashkohet legjendave holandeze Wesley Sneijder, Dennis Bergkamp dhe Johan Neeskens me tre gola radhazi në Botëror.

Lojtari ofensiv i skuadrës së Louis Van Gaal, me tri golat e njëpasnjëshëm në fazën e grupeve në Katar 2022, i bashkohet italianit Alessandro Altobelli, i cili ishte i vetmi futbollist deri sot që realizonte tre gola në tri ndeshjet e fazës së grupeve në Botërorin Meksikë 1986.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 22:57

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare