Snapchat lanson syzet e reja intelegjente, Spectacles 3

Snapchat lanson syzet e reja intelegjente, Spectacles 3

Syzet e reja Spectacles 3 nga Snapchat tani janë në dispozicion, ekskluzivisht përmes dyqanit ntë internetit të Snapchat.

Modeli i ri i Spectacles janë më të shtrenjta se versioni i mëparshëm dhe ato janë interesante, në një mënyrë të çuditshme.

Me çmim prej 380 dollarë, Snapchat Spectacles 3 kanë për qëllim fansat e modës së nivelit të lartë dhe artistët që shijojnë mjete të reja krijuese.

Ato nuk duken mjaft të rehatshme, por me siguri do t’ju bëjnë të dalloheni nga turma.

Përveç përdorimit të rregullt të këtyre syzeve, ato vijnë me dy kamera, një në secilën anë të pajisjes, dhe kjo do t’i lejojë ato të perceptojnë thellësinë për herë të parë.

Syzet gjithashtu mund të integrojnë softuerin e tyre në botën e vërtetë duke përdorur filtra të veçantë ndërsa incizojnë video.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Nëntor, 2019 22:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.