Snopçe: Dyshojmë mos LSDM e VMRO-DPMNE po bashkëpunojnë kundër ligjit për Rregjistrim të popullsisë

Deputeti nga koalicioni opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe, tha sonte në Tv 21 se “Dyshojmë mos LSDM e VMRO-DPMNE po bashkëpunojnë kundër ligjit për Rregjistrim të popullsisë”, përcjell FLAKA.
“Nuk e di për opozitën maqedonase! Ka një dilemë tjetër për opozitën shqiptare, që kjo mos jetë një marrëveshje mes LSDM dhe VMRO-DPMNE për Ligjin për regjistrim, që VMRO-ja të bëjë shumë zhurmë, dhe nga ana tjetër neve, shqiptarëve të na vë në gjumë”, tha deputeti nga koalicioni opozitar ASH-AAA, Halil Snopçe.
Kjo gjë u mohua se mund të ndodh nga deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.
“Ky regjistrim nuk mund të kalojë pa nënshkrimin e zv.drejtorit të ESSH-së. Ka qenë një nga premtimet boshte të BDI-së”, tha deputeti i BDI-së, Arbër Ademi. FLAKA