Real Sociedadi e ka fituar me rezultat minimal 1:0 ndeshjen në shtëpi Almerias. Por fitorja e arritur të martën mbrëma i ka mjaftuar për të bërë një hap të madh drejt sigurimit të një pozite që siguron pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Golin e fitores, Sociedadi e shënoi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Golin e realizoi japonezi Takefusa Kubo.
Sociedadi është në vendin ne katërt me 68 pikë nga 36 ndeshje të zhvilluara. I ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund. Villarreali është në vendin e pestë me 60 pikë.
Ndeshjen e xhiros së 36-të e luan të mërkurën. Në rast të humbjes së Villarrealit nga Cadizi në shtëpi, atëherë edhe matematikisht Sociedadi siguron kualifikimin në “Champions”.