Sondazhe, VMRO-DPMNE-ja partia e parë tek maqedonasit, BDI prinë tek shqiptarët

Sondazhe, VMRO-DPMNE-ja partia e parë tek maqedonasit, BDI prinë tek shqiptarët

Nëse zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbaheshin nesër, VMRO-DPMNE-ja do të korte fitore të bindshme me 6 përqind përparësi para LSDM-së, që është për 4 përqind më tepër nga zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2016-të.

Kështu së paku thotë anketa e bërë nga 14 deri më 17 shtator të këtij viti nga Europe Elects, duke pyetur 1109 persona, transmeton Zhurnal.

Nëse kihet parasysh që të pyeturit nuk janë ndarë sipas përkatësisë etnike, dallimi mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në bllokun maqedonas është më tepër se 10% apo krahasuar në vota në zgjedhje, më tepër se 100.000 vota në interes të partisë opozitare.

Me statistika të njejta para një muaji doli gjithashtu edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili në një intervistë tha se mendimi publik shkon në drejtim të asaj që mbështetja për VMRO-DPMNE-në po rritet, ndërsa për LSDM-në po bie.

Sipas anketës, për VMRO-DPMNEnë do të votonin 42.6 % e qytetarëve, për LSDM-në 36.6 %, për BDI-në 9.1 %, për Aleancën për Shqiptarët 5.7 %, për Alternativën 1.6 % ndëras për Lëvizjen BESA 1.4 %.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 21, 2019 13:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA