Sondazhet e fundit: Ali Ahmeti ruan primatin te votuesit shqiptarë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Dhjetor, 2022 18:11

Sondazhet e fundit: Ali Ahmeti ruan primatin te votuesit shqiptarë

Ali Ahmeti ruan primatin te votuesit shqiptarë. Këtë e thonë sondazhet e fundit nga IRI amerkan dhe Institutit për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS), njofton Flaka

Hulumtimi i IRI-t tregon që politikani më popullor është ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, me 7% besueshmëri. Pas Gruevskit, me 6% vijojnë lideri opozitar Hristijan Mickoski dhe me po aq mbështetje lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Dimitar Kovaçevski ka % besueshmëri. Stevo Pendarovski 4% ndërsa Dimitar Apasiev dhe Bilall Kasami me nga 3%. Ish kryeministri Zoran Zaev dhe Branko Crvenkovski dalin me nga 2%, sipas sondazhit nga IRI.

Edhe Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar një anketë të shkurtër telefonike në periudhën 11-14 dhjetor 2022 me 1117 të anketuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mes politikanëve rejting më të madh ka kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me mbështetje prej 13 për qind, para Ali Ahmetit me 6.2 për qind, dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski me 5.2 për qind. Presidenti Pendarovski ka mbështetje prej 2.6 për qind, rejting të njëjtë kanë edhe ish kryeministrat Nikolla Gruevski me 2 për qind, dhe Zoran Zaev me 1.7 për qind, ndërsa Branko Cërvenkovski me 1.6 për qind. Sipas anketës së IPIS, 47.2 për qind e qytetarëve nuk besojnë te asnjë politikan.

Hulumtimi është realizuar duke përdorur mostrën e rastësishme e cila ishte përdorur për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në Republikën e Maqedonisë. Në të janë vërejtur specifikat demografike të popullsisë si struktura gjinore, grupmosha, niveli arsimor dhe përkatësia etnike, me një ndarje të përshtatshme të të anketuarve sipas vendbanimit dhe njësisë zgjedhore, ku Shkupi është marrë si subjekt i veçantë për shkak të veçorive të saj. Hulumtimi është kryer për nevojat e IPIS-it për të analizuar rejtingjet e partive. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Dhjetor, 2022 18:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare