Sondazhi, 69 % e votuesve e llogarisin hap negativ koalicionin LSDM – Besa!  

Desk
By Desk March 5, 2020 11:58

Sondazhi, 69 % e votuesve e llogarisin hap negativ koalicionin LSDM – Besa!  

Agjencia e lajmeve Flaka, përmes faqes zyrtare në Fejsbuk zhvilloi sondazhin online për 7 ditë me radhë, duke filluar nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes LSDM dhe Lëvizjes Besa. 

Në sondazhin e hapur për 7 ditë, votuan 393 ndjekës të faqes Flaka në Fejsbuk. Sipas rezultateve, në pyetjen: Si e komentoni koalicionin LSDM – Besa?, rezultatet janë me sa vijojnë: Hap pozitiv 31 %, dhe hap negativ 69 %. 

 Me vota, 123 ndjekës koalicionin e vlerësojnë hap pozitiv, ndërsa 269 ndjekës konsiderojnë që marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes LSDM dhe Lëvizjes Besa ka qenë hap negativ. 

Krahas votimit, ndjekësit kanë bërë komente: 

Pas zgjedhjeve dmth pas 12 prillit tè gjitha partitè e kanè patjeter te bejnè kualicion qoftè me LSDM qofte me VMRO kshu qe per ta penguar njeren te keqe dmth VMRO ma mire eshte prej fillimit kualicon me LSDM qe te del e para dhe ta fitoj mandatin per formimin e qeveris leni patriotizmat.

Çka kam me komentur, shume kemi ece perpara Vllazerim Bashkim i fort perhajr na qoft bilall boshko buha jugosllave e hudhi bomben e pare. 

Sondazhi u zhvillua në menxhim të plotë nga Facebook dhe nuk mund të ndikohet tek rezultati në asnjë mënyrë nga redaksia apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm. 

Nga një profil mund të votohet vetëm njëherë, me mundësi që vota të tërhiqet ose të ndryshohet për njërin nga kandidatët.

Redaksia Flaka nuk mban përgjegjësi për rezultatet e sondazhit online.

Sondazhi mund të llogaritet si pikë referimi por jo edhe sondazh me përmasa shkencore hulumtimi.

Kujtojmë që ky sondazh nuk përmban ndonjë koncept shkencor dhe nuk paraqet sondazh (hulumtim) profesional, andaj dhe rezultatet finale nuk mund të llogariten si matës real i bindjes së opinionit publik. Flaka

Desk
By Desk March 5, 2020 11:58