Sony është duke i ofruar falas për SonyPlaystation 4 video-lojëra

Desk
By Desk April 15, 2020 22:54

Sony është duke i ofruar falas për SonyPlaystation 4 video-lojëra

Me iniciativë të departamentit Play at Home, Sony është duke i ofruar falas për SonyPlastation 4, dy video-lojëra, për të ndihmuar gjatë kohës së karantinës.

Derisa kalimi i kohës gjatë distancimit social është shumë i vështirë, lojërat e ndryshme mund të ndihmojnë shumë.

Andaj, duke filluar nga sot, mund të shkarkohen falas lojërat Journey, si dhe aventura për kërkimin e thesareve, Uncharted: The Nathan Drake Collection. Si pjesë e Uncharted, janë katër versione të lojës, sepse vijnë së bashku edhe tri seritë e mëparshme.

Kur të jenë shkarkuar, këto lojëra mund të mbesin përgjithmonë të atij përdoruesi, por duhet bërë shkarkimin deri në fillim të muajit që vjen.

Të gjitha këto lojëra janë të vjetra, por që kur u lansuan më 2012 ishin shumë të pëlqyeshme, derisa vazhdojnë të jenë moderne, në krahasim me lojërat e reja.

Vazhdojnë të jenë atraktive dhe deri në përfundimin e një loje duhen deri në dhjetë orë, që nënkupton se një lojtar i zakonshëm duhet të kalojë së paku 30 orë derisa të përfundojë në tërësi.

Kalimi i 30 orëve me lojë, është shumë më i mirë se sa rrëshqitja nëpër rrjete sociale, ku nuk mungojnë informatat e rrejshme nga agjenci të panjohura.

Krahas ofrimit të këtyre lojërave, Sony ka bërë të ditur se do t’i edhe ofrojë 10 milionë dollarë, për t’i mbështetur zhvilluesit e rinj të video-lojërave. 

 

 

Desk
By Desk April 15, 2020 22:54