Sony shtyn prezantimin e PlayStation 5

Sony shtyn prezantimin e PlayStation 5

Duhet pritur edhe për një kohë për ta parë PlayStation 5, megjithëse pritej me padurim që të shihej nesër më 4 qershor.

Aktiviteti që ishte paraparë të zhvillohej nesër, ku pritej të prezantohej kjo konsolë dhe disa video-lojëra, është shtyrë për katër korrik.

Ky vendim po konsiderohet i duhuri, pas eskalimit të situatës në Shtetet e Bashkuara, pas mbytjes nga polici, të njeriut me ngjyrë George Floyd.

“Derisa e kuptojmë se lojtarët në mbarë botën, e presin me padurim prezantimin e PS5, nuk ndjejmë se për momentin është koha për festim, do të tërhiqemi prapa dhe të lëmë zëra tjerë që të dëgjohen”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Sonyt në Twitter.

Në të njëjtën kohë, Sony i është bashkuar protestave kundër racizmit, ndërsa tha se i mbështet të gjithë lojtarët, kreatorët, punëtorët, familjarët dhe shokët me ngjyrë. /Telegrafi/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 3 Qershor, 2020 22:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.