Sophia Loren i kthehet skenës në moshën 86 vjeçare

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 23:00

Sophia Loren i kthehet skenës në moshën 86 vjeçare

Aktorja legjendare Sophia Loren ka vendosur t’i kthehet kinemasë, pas i mungoi për 11 vite.

Sophia Loren, 86 vjeçe, do të bëjë paraqitje në dramën e ardhshme të Netflix, “The Life Ahead”, e cila do të drejtohet nga djali i saj, Edoardo Ponti shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Në film, Loren luan Madame Rosa, një të mbijetuar hebre të Holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të punëtoreve të seksit të cilat kishin vdekur, e me të cilat ajo dikur punonte bashkë.

Ajo më pas krijon një miqësi të mirë me Momon, një jetim 12-vjeçar Senegalese që përpiqet të vjedhë mbajtëset e qirinjëve të saj.

Pas një premiere në Romë në tetor, filmi do të jetë në Netflix një muaj më vonë, ndërsa Deadline raporton se shërbimi transmetues do të mbledhë një fushatë të konsiderueshme çmimesh pas titullit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 23:00