Soreca me porosi për Shkupin dhe Tiranën: Mos u dorëzoni

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2019 19:29

Soreca me porosi për Shkupin dhe Tiranën: Mos u dorëzoni

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luixhi Soreca, reagoi pas vendimit negativ për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në.

Përmes një postimi në Tuiter, Soreca iu bën thirrje të dyja vendeve që të mos heqin dorë nga negociatat sepse do të vijë dita kur do të bëhen anëtare të BE-së.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtore për këtë..Sot do të doja të dërgoj porosi deri te miqtë tanë: Ju lutem, mos u dorëzoni… Unë absolutisht nuk dyshoj se një ditë do të bëheni anëtare të plotfuqishme të BE-së”, shkruan Soreca.

Për vonë pasdite është paralajmëruar konferencë për shtyp e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Genc Cakaj.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 18, 2019 19:29