Sot, dhjetëvjetori i ndarjes nga jeta të Arben Xhaferit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Gusht, 2022 12:30

Sot, dhjetëvjetori i ndarjes nga jeta të Arben Xhaferit

Ashtu si çdo vit, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PDSH-së, Arben Xhaferi bëri homazhe tek varri i tij në varrezat e qytetit në Tetovë, përcjell Flaka

Arbën Xhaferi ishte një intelektual dhe udhëheqës politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai lindi në vitin 1948 në Tetovë, Maqedonia e Veriut, studioi filozofi në Beograd dhe punoi si gazetar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 2012 iku kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi, duke lënë pas një karrierë dhe trashëgimi të pasur politike dhe intelektuale.

Kontributi i tij në zhvillimin e mendimit dhe organizimit politik në Maqedoninë e Veriut, është i jashtëzakonshëm. Njohuritë e tij të gjera të historisë, njohuritë e thella të teorisë politike dhe filozofisë, si dhe një njohja e qartë e realiteteve kontekstuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, e vendosën atë si një intelektual të shquar të kohës së tij.

Politikisht, si Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, vizioni dhe largpamësia e tij i mundësuan atij që të merrte mbështetje masive politike midis shqiptarëve në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të, gjatë së cilës kohë ai provoi të ishte një udhëheqës politik me parametra global.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd.

Arbër Xhaferi

Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arben Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007.

Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte kahë proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare.

Arben Xhaferi

Me kthimin në Maqedoni, në njëfarë mënyre, shqiptarëve, Xhaferi ua ktheu nderin e munguar të mendimit politik shqiptar. Ndaj edhe shumë shpjet u bë figura më e spikatur politike, e cila nga dita në ditë do merrte edhe përmasat e mendimtarit mbarëkombëtar.

Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre si faktor i rëndësishëm për mbarë shqiptarinë.

Duke vepruar në një Maqedoni ku përballë kishte arrogancën e politikës maqedonase, e pas vetes inferioritetin e politikës shqiptare, Xhaferi duhej të ecte drejt së ardhmes si ai që duhet të vinte baraspeshë mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve shumë tokësore të shqiptarëve.

15 gusht ëhstë data kur ai ndërroi jetë. Në vitin 2012 iku kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi, i lindur në vitin 1948.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd.

Deri vitin 1990 ka punuar në Radio televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Nga mesi i viteve 1990 është ndër të parët që përjashtohet nga Televizioni nga regjimi i Milosheviçit. Pas kësaj periudhe punon si analist në të përjavshmen “Koha” me editor Veton Surroin, në “Forum” që drejtohej nga Adem Demaçi dhe në disa media të tjera shqiptare përfshirë dhe shumë gazeta prestigjioze në botë.

Do të vijë viti 1993 kur Arben Xhaferi do të kthehet në vendlindje, tashmë jo si analist, por si politikan ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007.

Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.

Do të mbahet mend si një nga mendimtarët që lexoi drejt kalendarin në të cilën jetonte dhe atë kalendar e shënoi me veprimtarinë dhe mendimin e tij që zbërthente dhe u jepte kahë proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare.

Me kthimin në Maqedoni, në njëfarë mënyre, shqiptarëve, Xhaferi ua ktheu nderin e munguar të mendimit politik shqiptar. Ndaj edhe shumë shpjet u bë figura më e spikatur politike, e cila nga dita në ditë do merrte edhe përmasat e mendimtarit mbarëkombëtar.

Ai ia doli të kontribuojë për faktorizimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe ta përcaktojë vendin e tyre si faktor i rëndësishëm për mbarë shqiptarinë.

Duke vepruar në një Maqedoni ku përballë kishte arrogancën e politikës maqedonase, e pas vetes inferioritetin e politikës shqiptare, Xhaferi duhej të ecte drejt së ardhmes si ai që duhet të vinte baraspeshë mes ëndrrave iracionale maqedonase dhe ambicieve shumë tokësore të shqiptarëve.

Pra, ngaqë duhej të vepronte lokalisht, por duke menduar mbarëkombëtarisht, ai herë herë nuk u kuptua drejt as nga bashkëkombësit e vet në Maqedoni, e aq më pak nga maqedonasit etnike, të cilët në fillimet e veprimtarisë së tij politike, mendimin e tij e përjetonin si fatkeqësi natyrore që i ka ndodhur Maqedonisë.

E ajo që atë do e bëjë të pavdekshëm, mbase nuk janë vendimmarrjet politike, të cilat gjithsesi nuk mungojnë, por mendësia e tij, e një filozofi që gjithmonë shihte më qartë e më larg se thuajse të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë.

Kuptohet edhe si i tillë, largpamës e me mendim të ndritur, ai nuk ka mundur ta parashikojë se do vdiste pasditen e kësaj të mërkure gushti, por gjithsesi se më qartë se cilido tjetër, i shihte rrugët e ardhmërisë ngado shkonte kjo shqiptari e copëtuar, të cilës mbase më së shumti i mungojnë njerëz vizionarë si Arbën Xhaferi.

Rruga që lidh Prishtinë e Beogradin mbanë emrin e tij. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Gusht, 2022 12:30

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare