Sot, disa pjesë të Shkupit pa furnizim me energji elektrike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Shtator, 2022 11:19

Sot, disa pjesë të Shkupit pa furnizim me energji elektrike

T&S

EVN Maqedoni njofton sot se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, sot pa rrymë do të jenë disa rrugë në komunat Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh.

Prej orës 8:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Todor Çangov”, nënrrugët numër 22 dhe 24, në komunën Aerodrom.

Prej orës 8:00 deri në orën 15:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugëve “Enixhe Vardarsko”, “Çedomir Kantarxhiev” dhe “Serska” në komunëln Kisella Vodë.

Prej orës 9:00 deri në orën 13:00 rrymë nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit nga rruga “Veslein Maslesha” nr. 3, hyrja 1 dhe 2 në komunën Karposh.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Shtator, 2022 11:19