Sot festë, besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Janar, 2022 11:11

Sot festë, besimtarët ortodoksë e festojnë Ujin e Bekuar

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar, e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë.

Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.

Manifestimi do të mbahet në urën “Sloboda”, në hotelin “Holidej In”.

Festimi fillon me liturgji festive në tempullin e Lindjes së Shën Mërisë nga ora 9:00. Pas përfundimit të tij, rreth orës 11 do të bëhet liturgji nga tempulli deri tek ura “Slloboda” dhe këtu pas shenjtërimit të ujit të madh të bekuar , pra vetë aktit të shenjtërimit të ujërave, kryqi do të ulet në lumi Vardar.

Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton bashkimin e njeriut me Krishtin dhe besohet se me vendosjen e kryqit ujërat bëhen shëruese.

Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i Bekuar është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 19 Janar, 2022 11:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare