Sot u arrestua “zonja e hekurt” që dikur bënte kërdi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 18:30

Sot u arrestua “zonja e hekurt” që dikur bënte kërdi

Sot u arrestua “zonja e hekurt” që dje bënte kërdi. Ashtu siç njoftojnë mediat, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankiullovska të hënëb pasdite është dërguar në burgun e Idrizovës dhe  do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”, blerje e Mercedesit luksoz.

Jo më larga se para katër viteve, Jankullovska ishte zonja e hekurt e Maqedonisë së Veriut. Në funkson si ministre e Punëve të Brendshme erdhi me 27 Gusht të vitit 2006 dhe qëndroi në këtë post deri me 12 maj të vitit 2015. 

Për gati 9 vite, Jankullovska mbahet mend për shumë aksione policore dhe deklarime publike. Rastet tragjike që lidhen me shqiptarët, Jankullovskën e nxjerrnin në krye të punës. 

Një ditë pasi ndodhi rasti i montuar “Monstra”, Gordana Jankullovska deklaroi se: “vrasësit janë profesionistë”, kurse pas disa ditëve, ne pamë duke u arrestuar disa fshatarë, gra dhe njerëz të varfër.   Përveç se i kapën, ata ekspozuan se ata paskan qenë dhe terroristë, dhe se vrasja ndaj pesë të rinjëve maqedonas në Smilkovci, ishte me implikime fetare. 

Po ashtu, aksioni policor në Kumanovë kundër grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare ndodhi rreth një muaj pas incidentit në Goshincë kur një grup i armatosur kishte sulmuar stacionin policor. Jankullovska kishte deklaruara se bëhet fjalë për grupin e njëjtë që sipas saj kishte për qëllimin organizimin e sulmeve ndaj institucioneve të vendit.

“Gjashtë nga kolegët e plagosur u goditën nga armë zjarri para 1 ore, gjatë pastrimit të terrenit, pas vendimit të një grupi më të madh terroristësh vendosi të dorëzohet. Kjo tregon se sa të pashpirt dhe të vendosur janë në qëllimet e tyre këto struktura radikale”, pati deklaruar Gordana Jankullovska, atë kohë ministre e punëve të brendshme.

Këto ishin vetëm dy nga rastet e shumta që Gordana Jankullovska me gojën mbushur shpallte “terroristë” dhe “radikalistë” sipas agjendës politike ditore. Jankullovska mbahet mend edhe për shumë burgosje spektakulore, siç ishte arrestimi i ish ministrit Ljube Boshkovski. 

Jankullovska me plotë fuqi, sonte e kalon natën prapa grilave, kurse shefi i saj Nikolla Gruevski sot është azilant politik.  Le të shërben ky model për shumë politikanë të tjerë që janë dhe do të vijnë, se, fuqia politike është e momentin dhe për një periudhë mund të zhvishesh nga petku u pushtetarit dhe mund të përfundosh njëjtë si personat e sipërpërmendur. Redaksia FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 18:30