Spasovski-Danielson: Maqedonia e Veriut ka treguar përparim serioz në pranimin drejtë BE-së

Spasovski-Danielson: Maqedonia e Veriut ka treguar përparim serioz në pranimin drejtë BE-së

Maqedonia e Veriut është një partner shumë i rëndësishëm për Komisionin Evropian, i cili ka treguar përparim serioz në procesin e pranimit në BE dhe përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara. Kjo është thënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Komisionin Evropian, Christian Danielson, i cili u takua sot në Bruksel me Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, përcjell FLAKA.

Në takim është prezentuar përparimi i bërë në zbatimin e axhendës së reformës, e cila përfshin përparësitë e Ministrisë së Brendshme, duke iu referuar reformave të shërbimeve të sigurisë, forcimit të kapacitetit të hetimeve financiare, kryerjes së hetimeve efektive në fushën e krimit të organizuar, krijimi i një mekanizmi të jashtëm për mbikëqyrjen e policisë, trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe procesin e kontrollit të kuadrit të ministrisë – Vetingun.

Ministri Spasovski theksoi se në periudhën e ardhshme përqendrimi do të jetë në forcimin e kapaciteteve të ministrisë dhe institucioneve të tjera të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në kryerjen e hetimeve financiare. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 21:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA