Spasovski: Deri tani janë lëshuar mbi 18 mijë pasaporta për qytetarët jashtë vendit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:01

Spasovski: Deri tani janë lëshuar mbi 18 mijë pasaporta për qytetarët jashtë vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Vjenë, me ftesë të ambasadorit të vendit në Austri, Osvit Rosoklija, sot realizoi takim me përfaqësues të diasporës së RMV-së, si dhe me punonjës të Ambasadës, njofton MPB.

Në emër të ambasadorit Rosoklija, Spasovski u njoftua për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit përmes Misioneve Diplomatiko-Konsullore, gjegjësisht se në periudhën e kaluar, deri më 15 nëntor, vetëm në Vjenë janë lëshuar gjithsej 884 dokumente udhëtimi përmes projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ka filluar më 1 tetor 2021.

“Sipas projektit të ri, gjithsej 11 stacione bazë (Nju Jork, Venecia, Bruksel, Stokholm, Lubjanë, Londër, Bernë, Vjenë, Bon, Berlin dhe Mynih) dhe 5 stacione të lëvizshme janë siguruar dhe instaluar nga Ministria e Brendshme, dhe deri më 15 nëntor 2022, gjithsej 18,223 dokumente udhëtimi janë lëshuar përmes DCP në mbarë botën”, thonë nga MPB.

Ministri Spasovski theksoi se projekti ka për qëllim shkurtimin serioz të kohëzgjatjes së procedurave, uljen e turmave në shërbimet administrative, por edhe shpenzimet për qytetarët, me faktin se tani procedura zgjat nga 15 deri në 30 ditë, në krahasim me pritjet disamujore që ishte praktikë në të kaluarën, para fillimit të projektit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 20:01

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare