Spasovski dhe Ademi në “TV Klasa” apeluan që fëmijët t’i respektojnë masat për mbrojtje

Linda Limani
By Linda Limani March 27, 2020 15:15

Spasovski dhe Ademi në “TV Klasa” apeluan që fëmijët t’i respektojnë masat për mbrojtje

 Në emisionin edukativ “TV Klasa”, i cili, prej datës 16 mars çdo ditë emetohet në Radio-televizionin e Maqedonisë, sot mysafirë ishin kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, që të apelojnë deri të më të rinjtë se sa është me renëdësi të respektohen rekomandimet dhe të mbrohen nga infektimi.

“Më me rëndësi është të respektohet ajo që na tregojnë mjekët, të cilët më së mirë dinë se si ta mbrojmë veten, familjet tona dhe në përgjithësi ambientin. Është me rëndësi edhe mbajtja e higjienës personale dhe të mbetemi sa është e mundur më shumë në shtëpi. Nëse dalim për ndonjë nevojë, të mos qëndrojmë në grupe më shumë se pesë persona ose shëtitje vet ose me një prind, pasi nëse nuk i respektojmë këto rregulla rritet rreziku për infektim”, u porositi Spasovski më të rinjëve.

Në pyetjen për obligimet e tyre të punës të cilët ua dhanë nikoqirët e “TV Klasa”, Spasovski dhe Ademi i përgjigjën se për çdo ditë kanë seanca të Qeverisë për masat e reja për mbrojtje dhe se shumë diskutojnë dhe për arsimin dhe si fëmijët edhe nga shtëpia të edukohen.

“Me këtë rast, edhe pse janë në punë, edhe vet u përmbahen masave për mbajtje të distancës dhe dezinfektimit”, tha kryeministri.

“TV Klasa” do të vazhdojë me përmbajtje të reja të hënën. Mësimi u dedikohet filloristëve dhe fëmijëve të moshës parashkollore dhe organizohet në gjuhën shqipe në TVM2 dhe në gjuhën maqedonase në TVM1.

Prej orës 9:30 deri në ora 10 është programi për fëmijët parashkollorë, ndërsa pas “pushimit të madh” 30 minutësh, prej orës 10:30 deri 12:15 është “TV Klasa” për filloristët. Pastaj, prej 12:15 deri 12:45 çdo ditë do të emetohet edhe nga një epizodë nga “Bushava azbuka”.

Linda Limani
By Linda Limani March 27, 2020 15:15