Spasovski dhe Stefanoviç, marrëveshje për vendkalimin Llojan-Miratoc

Desk
By Desk December 16, 2019 19:24

Spasovski dhe Stefanoviç, marrëveshje për vendkalimin Llojan-Miratoc

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët Miratoc –Llojan.

Sipas autoriteteve nga të dyja vendet, vendkalimi kufitar fillimisht do të shërbejë si vendkalim lokal për nevojat e qytetarëve të atij rajoni, ndërsa pas përpilimit të projektit dhe planit financiar, funksionaliteti i tij pritet të zgjerohet për shfrytëzim ndërkombëtar.

“Ky vendkalim kufitar është problem me të cilin qytetarët përballen tash e 20 vite. Puna jonë fillon me hapjen e kufirit të përbashkët që fillimisht do të funksionojë si vendkalim për komunikacion lokal, ndërsa pas plotësimit të kushteve do të funksionojë edhe si pikë e përbashkët kufitare për qarkullim ndërkombëtar të trafikut.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Edhe për ministrin serb, Stefnoviq, këto projekte ndikojnë që shërbimet transitore për qytetarët e RMV-së dhe Serbisë të jenë më efikase dhe të shpejta.

“Bashkërisht punojmë në atë që ndërtimi të jetë më i lirë, tatimet kufitare të jenë më të ulëta, të ketë qarkullim më të madh të njerëzve nga të dy anët. Ky do të ishte mesazhi që do ta dërgonim si simbol se si do të jetë bashkëpunimi në të ardhmen.”,- u shpreh ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanovq.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, tha se marrëveshja për kufirin erdhi si rezultat i bisedimeve me kreun serb në Samitin e Ohrit kur u finalizua mini-shengeni.

“Dua të falënderoj qeverinë e Serbisë e cila aq shpejt reagoi në kërkesën tonë për të ardhur deri në këtë ditë dhe unë pres që shumë shpejt, pasi u nënshkrua marrëveshja, të kalojë në dy kuvendet tona, me qëllim që të fillojmë punë në hapjen kësaj pike kufitare.”,- theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Sa i përket pikës kufitare Bellanoc – Stançiç, Osmani tha se vendi ka përfunduar me punën e tij dhe pritet Kosova të zgjidh problemin e lidhjes së komunikimit me qendrën e Prishtinës. (Tvm2)

Desk
By Desk December 16, 2019 19:24