Spasovski elaboron masat për mbrojtjen e vendeve të punës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 14:31

Spasovski elaboron masat për mbrojtjen e vendeve të punës

Masat ekonomike që ka miratuar Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka për qëllim të mbroj çdo vend të punës. Kështu deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Qeveria vendos masa ekonomike për gjithsecilin që është i prekur nga kriza. Qeveria po bën përpjekje për mbrojtjen  e çdo vendi të punës”, tha Spasovski duke shtuar se me këtë përveç që mbrojmë qytetarët, do të mbrohet edhe ekonomia e vendit.

“29 mijë denarë për çdo të punësuar për dy muaj. Me qëllim që të rruhen të gjitha vendet e punës”, tha Spasovski duke sqaruar se aplikimi për këtë masë të qeverisë do të jetë online dhe do të zbatohet përmes DAP-it.

Qeveria ka sjell urdhëresë ligjore për mbështetje financiare të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur, dhe që janë goditur kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi Korona. Urdhëresa sipas kryeministrit Spasovski i përfshin edhe zanatçinjtë të cilët do të mund të marrin nga 14.500 denarë në muaj. Kjo mbështetje financiare do tu paguhet për muajt prill dhe maj të vitit 2020.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 14:31