Spasovski: Faleminderit BE-së për ndihmën e dhënë

Desk
By Desk April 26, 2020 22:18

Spasovski: Faleminderit BE-së për ndihmën e dhënë

Kryeministri Oliver Spasovski përmes statusit në ‘Facebook’ ka shprehur falënderim për ndihmë që ka marrë vendi nga BE për ballafaqim me koronavirusin.

Sot, kur bota përballet me pandeminë globale, thekson Spasovski, BE në mënyrën më të mirë të mundshme e tregon solidaritetin e saj dhe tregon se së bashku mund të përballemi me këtë sfidë dhe ta mposhtim.

“Mirënjohje të madhe për ndihmën që e kemi marrë nga BE e cila është shumë e rëndësishme dhe esenciale në këto ditë të vështira të përballjes së përbashkët me koronavirusin. Ndihma e BE-së në vlerë prej 4 milionë euro dedikohet për furnizim të pajisjes së specializuar mjekësore, ndërsa përfshin respiratorë, maska mbrojtëse të cilësisë së lartë FFP2, pajisje për kujdes intensiv, teste dhe pajisje tjetër mjekësore për forcimin e kapaciteteve të shëndetit tonë publik”, thekson Spasovski.

Sipas tij, me ndihmën e BE-së, punonjësit tonë shëndetësor do të fitojnë edhe doreza, maska, syze mbrojtëse dhe pajisje tjetër mbrojtëse.

Desk
By Desk April 26, 2020 22:18