Spasovski: Kamerat në kryeqytet i kanë shërbyer DSK-së

Spasovski: Kamerat në kryeqytet i kanë shërbyer DSK-së

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski zbulon se kamerat e vendosura në udhëkryqe në Shkup ishin përdorur nga DSK për video-mbikëqyrje deri në vitin 2017, jo për ndëshkimin e shkeljeve në trafikut, përcjell FLAKA.

“Qindra kamera në të gjithë qytetin e Shkupit nuk shërbejnë aspak për të sanksionuar shoferë të pamatur siç pretendohet nga ish qeveria, por deri në vitin 2017 janë përdorur ekskluzivisht nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe jo nga Siguria Publike. Pastaj krijuam një kornizë ligjore, dhe tani sistemi është nën kontrollin e Sigurisë Publike, megjithatë ai sistem duhet të përmirësohet. Qëllimi dhe angazhimi im është të krijoj një sistem serioz që do të përfshijë kamerat për kundërvajtje në komunikacion, duke shmangur kështu faktorin njerëzor, selektivitetin, të gjithë do ta dinë se duhet të paguajnë dënimin”, zbuloi në “Vetëm Intervista” në Kanali 5 Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 22:26

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA