Spasovski: Kriza me Koronën tregoi se institucionet funksionojnë mirë

Desk
By Desk April 30, 2020 21:15

Spasovski: Kriza me Koronën tregoi se institucionet funksionojnë mirë

Kjo krizë tregoi se institucionet e sistemit funksionojnë mirë, se sistemi shëndetësor funksionon mirë, dhe këtë e konfirmon dhe fakti se për herë të parë shënojmë numër më të madh të të shëruarve nga numri i rasteve aktive”, kështu vlerësoi kryeministri Oliver Spasovski, në një postim në Facebook.

“Punonjësit shëndetësorë dhe të gjithë qytetarët të cilët respektuan masat meritojnë falënderim dhe mirënjohje të madhe”, shkruan Spasovski.

Megjithatë kryeministri Spasovski shkruan më tej se kjo luftë akoma nuk ka përfunduar dhe apelon që të gjithë bashkë t’i respektojmë masat, të mbajmë distancë prej 2 metra, mbajtja obligative e maskave për mbulim e gojës dhe hundës dhe t’ju shmangemi grupimeve.

Desk
By Desk April 30, 2020 21:15