Spasovski-Mekgeri: Fillimi i negociatave, mundësi për bashkëpunim më intensiv me Irlandën

Desk
By Desk March 6, 2020 15:33

Spasovski-Mekgeri: Fillimi i  negociatave, mundësi për bashkëpunim më intensiv me Irlandën

Kryeministri Oliver Spasovski e priti ambasadorin jorezident të Republikës së Irlandës për vendin tonë Poll Mekgeri dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm dhe aktivitete diplomatike në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit gjithëpërfshirës nga interesi i përbashkët për dy vendet.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Spasovski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Irlandës për procesin tonë të integrimit evropian, i cili përfaqëson qëndrim për fillimin e negociatave aderuese sa më shpejtë që është e mundur.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski potencoi se raporti i Komisionit Evropian është sinjal inkurajues se të gjitha vendet anëtare të BE-së do të arrijnë harmonizim për vendim pozitiv për hapjen e negociatave me vendin tonë si mirënjohje për reformat dhe për përgjegjësi politike të vendit që të mbetet besnik i vlerave evropiane dhe të zbatimit të marrëveshjes së Prespës dhe të marrëveshjes me Bullgarinë”, theksohet në kumtesë.

Ambasadori Mekgeri në takim theksoi se vendi i tij mbetet fuqishëm në qëndrimin se Maqedonia e Veriut i ka realizuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se është i bindur se deri tek ajo do të vijë shumë shpejtë me çka do të hapen edhe mundësitë për bashkëpunim më intensiv dhe gjithëpërfshirës mes dy vendeve në shumë sfera.

Desk
By Desk March 6, 2020 15:33