Spasovski: MPB, e përgatitur të sigurojë procesin zgjedhor

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:04

Spasovski: MPB, e përgatitur të sigurojë procesin zgjedhor

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, përmes një video mesazhi drejtuar qytetarëve, siguron se MPB është gati për të siguruar që procesi zgjedhor të kalojë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe të parandalojë çdo përpjekje për prishjen eventuale të procesit zgjedhor.

“MPB është e përgatitur të sigurojë atmosferë të sigurt, ku çdo qytetar do të mund të realizojë të drejtën zgjedhore. Jemi të përgatitur me vendosmëri dhe pa kompromis të parandalojmë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor, pavarësisht se ku dhe nga kush”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Numri një i uniformave blu siguron qytetarët se ligjet dhe vullneti i tyre do të respektohen. (TVM2)

Desk
By Desk 19 Prill, 2019 19:04