Spasovski: MPB gati për të siguruar fushatë të qetë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 10 Shtator, 2018 19:15

Spasovski: MPB gati për të siguruar fushatë të qetë

Ministria e Brendëshme është gati me të gjitha kapacitetet e saj, për të siguruar mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore për referednumin për emrin, Ministri Spasovski thotë se situata aktualisht është stabile dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me forcat e rendit, që procesi të kalojë i qetë deri në fund.

“Gjendja aktuale në Maqedoni është stabile, Ministria e Brendshme i ka marrë të gjitha masat për një atmosferë të qetë gjatë fushatës për referendumin dhe në ditën e realizimit të tij. U apeloj qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet shtetrore që ky proces të zhvillohet pa probleme”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendëshme. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 10 Shtator, 2018 19:15