Spasovski: Nuk do të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin e ligjeve

Spasovski: Nuk do të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin e ligjeve

Kryeministri teknik i vendit Oliver Spasovski mëngjesin e sotëm ka deklaruar  se nuk mund të ketë shpërbërje të kuvendit pa miratimin paraprak të ligjeve, duke aluduar në Ligjin për Prokurorinë Publike, njofton Shenja.

“Prioritet është që të miratohen ligjet, dhe jo të shkohet në zgjedhje dhe kjo duhet të jetë primare për të gjitha partitë politike, nuk mund prioritet të jetë çfarëdo qoftë interesi politik. Relacionet me BDI-në janë korrekte, ashtu siç e kemi filluar koalicionin me ta, ashtu edhe do e përfundojmë, nuk pres që të ketë mospajtime dhe shtyrje eventuale të miratimit të ligjeve në rast se vjen deri tek kjo atëherë do të mendojmë për një partner të ri të koalicionit. Kur ofrohen zgjedhjet, gjithmonë ka tensione. Tensionet në Kuvend janë vetëm për përfitime politike. Takim Liderësh do të shohim nëse do të ketë dhe kur do të ketë, ndërkohë që shpërbërje të Kuvendit nuk mund të ketë pa miratimin e Ligjeve”, deklaroi Spasovski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Shkurt, 2020 11:01

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.