Spasovski ose Carovska, kush do ta zë vendin e Zaevit?

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 21:34

Spasovski ose Carovska, kush do ta zë vendin e Zaevit?

Teksa afrohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rrjedhimisht afrohen edhe afatet që institucionet duhet ti respektojnë para 12 Prillit të vitit 2020, përcjell FLAKA.

Kështu sot Kryeministri Zoran Zaev i pyetur se kush do të jetë kryeministri teknik ka thënë se për këtë do të vendosë Këshilli Qendror i LSDM, por logjika i detyron që të jenë pragmatik në mënyrë që Qeveria të mund me kapacitet të plotë të punojë dhe të mos ndalohet progresi.

“Logjika na çon drejt dy ministrat e deritashëm që tashmë nuk do të jenë ministra, dhe këto janë Oliver Spasovski dhe Mila Carovska, diskutimi na çon këtu”, tha Zaev për ‘Sloboden Peçat’.

Ai shtoi se vendimi do të merret javën e ardhshme.

Ndryshe, nga tre janari i vitit të ardhshëm pritet të emërohet kryeministri teknik i cili do të jetë deri në detyrë deri në zgjedhjet e 12 prillit. FLAKA

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 21:34