Spasovski: Pas festave të një majit të fillojë kthimi i jetës në normalitet

Desk
By Desk April 20, 2020 12:23

Spasovski: Pas festave të një majit të fillojë kthimi i jetës në normalitet

Kryeministri teknik Oliver Spasovski paralajmëroi fillim të kthimit të procesit në normalitet pas festave të një majit.

“Përgatisim plan serioz, pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit në normalitet. Kjo nuk do të jetë shpejt, as menjëherë”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Kryeministri Spasovski para dy ditëve në konferencën për shtyp onlajn – video-sesioni Kovid-19 “Retrospektivë: koronavirusi MK”, informoi se po bëhet një plan serioz për atë si dhe në çfarë mënyre pas 1 Majit të fillohet me lehtësimin e disa masave, ndërsa të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet.

 
Desk
By Desk April 20, 2020 12:23