Spasovski: Policia mbrojtës i qytetarëve

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:08

Spasovski: Policia mbrojtës  i qytetarëve

Policia është mbrojtës dhe partner i qytetarëve, i të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe partiake, gjinisë, orientimit seksual, prejardhjes, arsimimit, gjuhës, religjionit, pronës ose statusit shoqëror, bindjes politike, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e tij të sotme të parë për shtyp pasi u kthye në këtë funksion.

Paralajmëroi se vazhdojnë me implementimin e strategjive që i kanë përgatitur kohëve të fundit dhe të cilat duhet të kontribuojnë për punë më efikase të policisë së Maqedonisësë Veriut.

“Kuptohet rezultatet e mira të policisë vijnë me punë të nëpunësve policor të motivuar të cilëve vazhdimisht ua përmirësojmë edhe do t’ua përmirësojmë kushtet për punë dhe standard, ndërsa atë duhet ta bëjmë në mënyrë ende më intensive në periudhën në vijim”, tha Spasovski.

Ai informon se vazhdohet edhe me renovimin dhe rikonstruimin e objekteve policore, por edhe me ndërtimin e objekteve të reja dhe furnizimin e uniformave të reja. Në fazën në vijim, theksoi Spasovski, është edhe ndërtimi i ndërtesës së krim teknikës me laboratori bashkëkohore të forenzikës , me çka do të ndikojë edhe në shpejtësinë e procedurave. Qytetarët, tha, me të drejtë presin metoda bashkëkohore të veprimit të policisë, adekuate të atyre në vendet e zhvilluara.

Linda Limani
By Linda Limani September 9, 2020 15:08