Spasovski: Prioritet i kësaj qeverie është të sigurojë kushte për zgjedhje demokratike

Spasovski: Prioritet i kësaj qeverie është të sigurojë kushte për zgjedhje demokratike

“Prioritet i kësaj qeverie është të sigurojë kushte për zgjedhje të ndershme dhe demokratike që do t’u mundësojnë qytetarëve të zgjedhin një qeveri të re legjitime.

“Ne kemi traditë të tolerancës dhe pranojmë dallimet. Të vazhdojmë në këtë frymë dhe të organizojmë zgjedhje evropiane, të cilat i kanë hije një shteti demokratik e cila ka për qëllim anëtarësimin në BE. Mediat janë pasqyrë e demokracisë. Institucionet e kanë për obligim që të hetojnë çdo sulm ndaj gazetarëve dhe ta sanksionojnë”, tha kryeministri teknik Oliver Spasovski.

 Ministria e Punëve të Brendshme disponon me servis vetanak të automjeteve, por për shkak të mospasjes së kushteve, duhej në tender të zgjidhen kompanitë  të cilat do t’i servisojnë automjetet, deklaroi kryeministri teknik Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen  pse derisa ka qenë ministër  në  MPB parku vozitës është servisuar në servis lokal  për automjetet  në fshatin Tearcë, ndërsa jo në servisin  e MPB-së.

Potencoi se MPB në kohën e tij ka shpenzuar vetëm gjysmën e shumës që më parë është dhënë  për mirëmbajtjen e automjeteve.

“Shumë pyetje interesante. E saktë është se MPB ka servis vetanak, përkatësisht ka pasur servis vetanak edhe në kohën e regjimit  për ato 11 vjet në atë servis ka vetëm ndërtesë  në të cilën nuk kishte asgjë. Në bazë të asaj ishin bërë kushtet,  që vlenin se në tender duhej të zgjidhen kompanitë të cilat do t’i servisojnë automjetet”, deklaroi Spasovski.

Kërkoi në atë  të merren të gjitha të dhënat nga MPB,  për atë se sa ishin  mjetet në para për servisim të automjeteve në vitet 2014, 2015 dhe 2016 dhe sa mjete shpenzohen 2017, 2018 dhe 2019.

“Do të shihni se ajo është gjysma e shumës që më parë është shpenzuar në mirëmbajtjen e atyre automjeteve. E dyta janë përforcuar kapacitetet e atij servisi në MPB dhe shumë riparime bëhen edhe këtu”, theksoi Spasovski.

Në lidhje me atë se sa automjete posedohen dhe sa  nëpunës policor janë, potencoi se janë klasifikuar të dhënat që nuk ndahen  me opinionin.

 Në takimin me patriarkun ekumenik Vartolomej shfaqa shpresë se ai do të vazhdojë nën frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit, të nxitë dialog me qëllim që të gjenden zgjidhje të problemeve të cilat janë në botën ortodokse dhe besimtarëve, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski.

“Me të vërtetë jemi shumë të kënaqur nga takimi, jemi inkurajuar nga fjalët që ky komunikimi ynë i përbashkët do të vazhdojë edhe më tej si dhe do të fillojë një dialog dinamik në korniza të patriarkisë ekumenike, me qëllim që të tejkalohen problemet që i ka kisha ortodokse maqedonase”, u shpreh Spasovski në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotshme për shtyp në lidhje me takimin e tij të mbrëmshëm me patriarkun Vartolomej në Stamboll.

Ky takim, siç u shpreh Spasovski, erdhi sikur iniciativë që filloi vitin e kaluar nga ana e Qeverisë dhe e cila ka për qëllim të vendosë komunikim të drejtpërdrejtë dinamik me patriarkanën e Kostandinopojës.

“Patëm biseda të mira dhe të gjata me shenjtërinë e tij, patriarkun Vartolomej. I bëra ftesë patriarkut Vartolomej që ta viziton shtetin tonë, që të takohet me popullin besimtar dhe kjo me të vërtetë do të paraqiste nderë të jashtëzakonshëm edhe për besimtarët edhe për kishën ortodokse maqedonase”, u shpreh Spasovski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:05

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA