Spasovski: Qeveria nuk heqë dorë nga masat për festat e Pashkëve, me këtë shpëtojmë jetë

Desk
By Desk April 15, 2020 19:49

Spasovski: Qeveria nuk heqë dorë nga masat për festat e Pashkëve, me këtë shpëtojmë jetë

Qeveria nuk heq dorë as një pëllëmbë nga vendimet dhe masat të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndërsa të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin, edhe një herë porositi në profilin e tij në Fejsbuk sonte kryeministri Oliver Spasovski.

“Të gjithë qytetarët dhe të gjithë akterët në shoqëri duhet t’i respektojnë masat e Qeverisë, ndërsa ato janë të qarta. Është e ndaluar lëvizja e të gjithë qytetarëve në orët e caktuara në ditët e punës, ndërsa ajo ndalesë është e tërësishme për periudhën prej të premtes në orën 16 deri të martën në orën 5. Përkujtoj se është aktive ndalesa për grupimin e qytetarëve në grupe më të mëdha se dy persona, në hapësira publike. Këto janë kufizimet aktive, vendime dhe masa dhe ato mbeten në fuqi edhe gjatë festave të Pashkëve. Qeveria nuk heqë dorë as një pëllëmbë nga vendimet dhe masat të cilat janë në interes për mbrojtjen e shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin!”, shkroi Spasovski.

Desk
By Desk April 15, 2020 19:49