Spasovski: Raporti i KE-së është sinjal inkurajues se do të kemi vendim pozitiv për hapjen e negociatave

Desk
By Desk March 4, 2020 22:05

Spasovski: Raporti i KE-së është sinjal inkurajues se do të kemi vendim pozitiv për hapjen e negociatave

Raporti i Komisionit Evropian është sinjal inkurajues se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të arrijnë harmonizim për vendim pozitiv për hapjen e negociatave sa më shpejtë që është e mundur si mirënjohje për reformat dhe për përgjegjësinë politike të vendit që të mbetet besnike të vlerave evropiane dhe të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe të Marrëveshjes me Bullgarinë, theksoi kryeministri teknik Oliver Spasovski në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Nikos Kristodulides.

Nga pres-shërbimi qeveritar njoftuan se Spasovski në takim, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, e ka theksuar kënaqësinë nga marrëdhëniet e vendosura së fundmi me Republikën e Qipros dhe theksoi se është shumë me rëndësi ajo që qeveritë e dy vendeve angazhohen që të zhvillohet bashkëpunimi në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët.

“Maqedonia e Veriut është e gatshme në tërësi t’i intensifikojë proceset për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe gjithëpërfshirëse me Qipron dhe në këtë drejtim është iniciativa e parë për nënshkrimin e marrëveshjes për lirimin nga tatimi i dyfishtë mes dy vendeve”, theksoi kryeministri.

Kristodulides në takim shprehu siguri pa rezervë se vendi i tij, si deri më tani, do ta mbështesë sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe për shkak të faktit të mbajtjes së vazhdimësisë së proceseve reformuese dhe për zbatim të vazhdueshëm të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Desk
By Desk March 4, 2020 22:05