Spasovski u takua me pjesëtarët e Njësisë për detyra speciale

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 20:58

Spasovski u takua me pjesëtarët e Njësisë për detyra speciale

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u takua me pjesëtarët e Njësisë për detyra speciale të cilët marrin pjesë në Garën e 11-të ndërkombëtare të njësive speciale – KASOTS, në periudhën nga data 14 deri më 20 prill në Aman, Jordani, informojnë nga MPB.

Spasovski dërgoi urim deri te NJDS për suksesin e shkëlqyeshëm të arritur në suaza të kësaj gare ndërkombëtare që ishte zbatuar në pesë disiplina ku në njërën nga disiplinat më të komplikuara “TOP SHOT”, e cila përbëhet nga gjuajtjet taktike në poligon me pushkë, pistoletë dhe teke, me numër të kufizuar të plumbave, në periudhë të shkurtër kohore dhe në kohë të caktuar, ekipi i NJDS-së e fitoi vendin e parë, citohet në kumtesën e MPB-së.

Desk
By Desk 24 Prill, 2019 20:58