Spektakël në Superkupën e Holandës, PSV Eindhoven triumfon ndaj Ajaxit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:51

Spektakël në Superkupën e Holandës, PSV Eindhoven triumfon ndaj Ajaxit

PSV Eindhoveni ka triumfuar në Superkupën e Holandës, pasi mposhti Ajaxin me rezultat 5-3.

Serinë e golave e nisi Steven Bergëijn, në minutën e 15’, derisa Eindhoveni u kundërpërgjigj me Guss Til, në minutën e 32’ duke e barazuar rezultatin.

I njëjti lojtar e kaloi për herë të parë në epërsi PSV-në, pak para se të përfundonte pjesa e parë, transmeton Klankosova.tv.

Pjesa e dytë dha edhe më shumë spektakël, pasi u shënuan katër gola dhe një karton direkt i kuq.

Fillimisht Ajaxi e barazoi rezultatin me Antonyn, në minutën e 54’, por që Eindhoven shpejt kaloi prapë në epërsi me Cody Gakpon, në minutën e 65’.

Teksa Til kompletoi het-trickun, në minutën e 69’, pas një asistimi nga Luuk De Jong.

Ajaxi nuk u dorëzua, dhe arriti ta barazojë rezultatin, në minutën e 72’ me Mohammed Kudus, mirëpo pas shtatë minutave mbetën me një lojtarë më pak, pasi Calvin Ughelumba u ndëshkua me karton direkt të kuq.

Krejt në fund të ndeshjes Eindhoveni kaloi për herë të fundit në epërsi me Xavi Simon, për ta siguruar trofeun e parë të sezonit.

Ndeshja përfundoi me rezultat dramatik 5-3, në favor të Eindhovenit. /Klankosova.tv/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:51