Një pjesë e gazetarëve të vendit tonë nuk janë psiqikisht të gatshëm të raportojnë për situata të ndryshme krize. Ky është një prej konkluzioneve të përgjithshme të thëna në uebinarin e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve kushtuar “Gjendje Spikologjike të Gazetarëve pas raportimit nga krizat”. Gazetarët të cilët për një periudhë më të gjatë kanë pasur punë të tillë, shkëmbyen eksperiencat dhe gjendjen e tyre psikologjike pas përfundimit të misionit të tyre raportues.
“Kur bëhet fjalë për krizën e migrantëve prej ku dhe kam raportuar për 2 vite me radhë, mund të them se e kam se si një kokërr në gjoks, sepse për çdo ditë e jetoja jetën e migrantëve. Nuk ishte fare e lehtë. Por, do të them se ndonjëherë pa dashje ne jemi si kopjuterë të cilët grumbullojmë informacione brenda vetes. Ashtu ndodhi edhe me mua gjatë raportimit tim, krijova një folder timin me të gjitha ngjarjet, fotografitë, videot, përjetimet, aromat dhe zërat që ndodheshin atje dhe shumë rrallë e hapi këtë folder të kujtimeve.”,- tha gazetarja, Lepa Xhundeva.
Për psikologen Ana Bllazheva nuk ka dyshime se ky lloji raportimi i cili brenda vetës krijon stres dhe trauma lë pasoja afatgjata ndaj shëndetit mendor ndaj gazetarëve. Andaj thotë Bllazheva, është më rëndësi që të vërehen ndryshimet e tilla dhe në kohë të kërkohet ndihmë.
“Reaksionet e stresit nuk janë gjithmonë vetëm psikologjike por janë edhe më serioze se që duken dhe mund të paraqitën në momentin e stresit dhe traumës. Andaj në këtilla raste duhet të njiheni shumë mirë vetën dhe në kohën e dukur të detektojeni dhe artikuloni mire emocionin, respektivisht stresin dhe në rast se kjo vazhdon për një periudhë e gjatë të kërkoni ndihmë.”,- theksoi psikologia, Ana Bllazheva.
Nga ana tjetër gazetarja, Tamara Çaushidis, është e mendimit se një pjesë e gazetarëve të cilët kanë raportuar nga gjendje të ndryshme krize u nevojiten trajnime shtesë.
“Gazetarët më të vjetër kanë kaluar disa periudha dhe gjendje krize duke filluar nga vitet 90-ta, 2001, dhe asnjë gazetarë aso kohe nuk ka qenë i përgatitur mirë për të raportuar nga situata krize. Shpesh herë në ato periudhe krize dëgjonim nga të tjerët se si na thoshin si të angazhuan të pa përgatitur, a e ke menduar se me çfarë problemesh do të mund të ballafaqohesh etj. Tani nga ky këndvështrim kur i dëgjojë edhe gjeneratat më të reja se me çfarë probleme janë ballafaquar mund të them se në mënyrë të papërgjegjshme i dërgojmë gazetarët në ngjarje dhe situata të tilla krize.”,- theksoi gazetarja, Tamara Çaushidis.
Debati kushtuar raportimit prej situatave krize është pjesë e projektit “Organizimi digjital në ELQ” që është në organizuar me bashkëpunim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, “Union to Union”, “Federatën Ndërkombëtare e Gazetarëve” dhe “ Sindikatën suedeze të gazetarëve”./ Tvm2