Spitalet po mbushen, epidemiologët: Të vendosen masa të rrepta

Desk
By Desk November 5, 2020 19:34

Spitalet po mbushen, epidemiologët: Të vendosen masa të rrepta

Janë mbi 900 pacientë kovid të shtruar aktualisht, shumë prej tyre në intubuar dhe në apatare respiratore. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se punohet intensivisht në krijimin e hapësirave të reja për çdo pacient që ka nevojë për t’u hospitalizuar.

Por mjekët apelojnë për më shumë kujdes para se të vijë puna për t’u shtruar në spitale, të cilat mezi po përballojnë situatën edhe tani. Në spitale ka mungesë edhe të personelit shëndetësor, situatë më alarmante është në spitalet në brendi të vendit. Epidemiologët thonë se nëse masat e Qeverisë nuk japin rezultate sistemit shëndetësor I kërcënohet kolapsi . Ai rekomandon mbyllje më të rreptë.

“Edhe përskaj të gjitha masave përsëri kanoset kollaps në sistemin shëndetësor, do të duhet të vendosen masa më të rrepta, të vendoset 24 orë, ora policore ,me mbylljen e veprimtarive joprodhuese, jo cdo herë por vetëm për fundjavë. Testimi masiv me testime të shpejta, praktikisht është alternative e lok dounit të mbylljeve të rrepta”, u shpreh epidemiolog Daniellovski.

Vetëm për tre ditë, si pasojë e virusit korona humbën jetën 67 pacientë. Më i riu është 21 vjecari nga Kavadari, i cili humbi betejën me virusin korona, vetëm dy ditë pasi këtë betejë e humbi edhe vëllai i tij 26 vjecar./Tvm2

Desk
By Desk November 5, 2020 19:34