Spitali i Kumanovës e adaptoi repartin për psikiatri dhe neurologji në Qendër të re për Kovid-19

Desk
By Desk November 2, 2020 20:05

Spitali i Kumanovës e adaptoi repartin për psikiatri dhe neurologji në Qendër të re për Kovid-19

Të prekurit nga Kovid-19 do të vendosen në repartin ekzistues për psikiatri dhe neurologji të cilën spitali i përgjithshëm Kumanovë e riadaptoi për pranimin e pacientëve, kumtuan sot autoritetet kompetente të institucionit. Reparti disponon me terapinë e nevojshme për trajtimin e pacientëve.”

Jemi furnizuar me 23 shtretër plotësues me Qendrën e re Kovid 2. Pacientët do të akomodohen në pjesën e neurologjisë, personelit dhe dhomat e punës do të jenë në psikiatri, deklaroi drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva.

Reparti i Infektives me javë është i stërmbushur. Përkohësisht lirohen nga disa vende kur të lëshohen pacientët e shëruar. Këta pacientë të cilët kanë simptoma të Kovid-19, duhet të drejtohen në Repartin e Infektives ose tek mjeku amë i tyre i drejton në Spitalin Infektiv, ku do t’u bëhet triazh, në pajtim me gjendjen shëndetësore.

Nga spitali shtojnë se pacientët të cilët do të kenë nevojë për kontroll neurologjik, të drejtohen në Qendrën emergjente të vjetër, ku në dispozicion do të jetë mjeku kujdestar – nurolog. Pacientët, të cilët do të kenë nevojë për kontroll psikiatrik duhet të drejtohen në barakën – Qendra e të varurve, ku do të jenë në dispozicion mjek psikiatër dhe psikolog.

Nga spitali informojnë se numri i ri i institucionit është 031/420-676.

Desk
By Desk November 2, 2020 20:05