Spitali i Shtipit nuk e hospitalizion, ndërron jetë i moshuari i cili ka pasur kollë me gjak

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:10

Spitali i Shtipit nuk e hospitalizion, ndërron jetë i moshuari i cili ka pasur kollë me gjak

Një burrë 78-vjeçar nga Velesi k andërruar jetë para tre ditësh pasi ka qenë për kontrollë në repartin infektiv në spitalin në Veles dhe u ankua për simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Pasi mjeku që e ka kontrolluar i tha që nuk kishte simptoma dhe se nuk do të shtrohej në spital, ai kthehet në shtëpi dhe atë natë ndërron jetë, përcjell FLAKA.

Familja e tij pretendon se shkaku i vdekjes ishte mosinteresimi nga ana e mjekëve për ta trajtuar siç duhet. Të shokuar nga humbja e të afërmit, ata tregojnë se çfarë kishte ndodhur.

“Babai im kishte disa ditë ethe, kishte shumë kollë, pështynte gjak dhe ishte i dobët. Në insistimin tonë, të martën është bërë testin mbi koronavirusin. Ndërkohë iu përkeqësua situata në mënyrë që me udhëzim e dërgum në Repartin Infektiv në spitalin e Velesit. Ne mezi bindëm ambulancën të na dërgonte një automjet. Doktori nga infektvi që e kontrolloi filloi të na drejtohej me pacipë me fjalët: Pse e sollët? Çfarë lidhje keni kapur për ta testuar atë? Nuk e kontrolloi fare, por vetëm parashtronte pyetje. Ai vendosi që ai nuk kishte simptoma të koronavirus dhe na ktheu në shtëpi. Babai im vdiq atë natë pasi ai nuk mund të merrte frymë”, thotë djali i të ndjerit.

Spitali i Velesit tha se nuk mund të thoshte asgjë në lidhje me rastin derisa të ishin në dispozicion rezultatet e testit të koronavirusit, por pohuan se sipas një ankete epidemiologjike ata kishin konstatuar se 78-vjeçar nga Velesi nuk kishte qenë në kontakt me persona të infektuar dhe nuk kishte simptoma të virusit, prandaj nuk ishte shtruar në spital.

Qendra për Shëndet Publik në Veles thotë se rezultati i testit të të ndjerit nuk ka arritur ende. Familja është e hutuar. Trupi i të afërmit të tyre qendorn në kapellë për tre ditë dhe askush nuk u thotë atyre pse nuk mund ta varrosin. FLAKA

BURIMI TV 24

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:10