Stabiliteti rajonal, Osmani nga Beogradi: OSBE-ja përkrah dialogun Kosovë-Serbi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:09

Stabiliteti rajonal, Osmani nga Beogradi: OSBE-ja përkrah dialogun Kosovë-Serbi

OSBE-ja jep përkrahje të fuqishme avancimit të marrëdhënieve Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq dialogu dhe bashkëpunimi kosntruktiv duhet të jenë imperativ për normalizimin e raporteve mes Kosovës-dhe Serbisë, ka thënë Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së, në takim me minstrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Sipas Osmanit, beneficionet e dialogut mund të shihen të materializuara në disa pika në rastin e vendit tonë.

Diskutimi i hapur i çështjeve të rëndësishme ka bërë që Maqedonia e Veriut të ec përpara, ka nënvizuar, Osmani.

“Kjo është e vërtetë edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Jemi të kënaqur që ishim nikoqir i një takimi të rëndësishëm në Ohër i cili i hapi rrugën normalizimit të raporteve. Përkrahim këtë proces si kontribues i stabiliteitt rajonal dhe do ta riafrimoj këtë përkrahje në vizitën time në Prishtinë më 26 maj” – tha Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Daçiq: Të implementohen paktet ndërkombëtare

Për ministrin e jashtëm serb Daçiq në raport me Kosovën duhet të implementohen paktet ndërkombëtare.

“Nevojitet implementim i rezolutës 1244 dhe i marrëveshjeve tjera ndërkombëtare. Është me rëndësi që ai mision të funksionojë. Ne vlerësojmë se të gjitha misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të kenë hapsirë sa më të madhe për veprim” – deklaroi Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Osmani: Të adresohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Ndërkohë kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka kërkuar edhe avancimin e komunitetit shqiptarë në Sërbi.

“Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe përmes planit shtatë pikësh dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë” – theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu ka theksuar se rajoni gjen stabilizim në suaza të bashkëpunimit, duke iu përgjgijur kështu kërcënimeve që prekin atë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:09