Stadiumi i ri i Kukësit, përfundon procesi i shtrimit të barit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:11

Stadiumi i ri i Kukësit, përfundon procesi i shtrimit të barit

Në Kukës po e presin me padurim përurimin e stadiumit të ri. Ekipi verilindor shtegton në qytete të ndryshme prej dy vitesh, dhe e ka ndjerë shumë mungesën e tifozëve.

Presidenti i nderit, Safet Gjici ka deklaruar se skuadra do të rikthehet shpejt në qytetin e saj, duke premtuar se stadiumi i ri do të jetë gati për takimin e Abissnet Superiores ndaj Tiranës (20 nëntor).

Shtrimi i barit në tapetin e ri ka përfunduar gjatë ditës së sotme. Të gjithë shpresojnë që gjithçka të jetë gati për duelin me bardheblutë e Shehit, por fjala e fundit i takon specialistëve të barit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:11
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.