Stadiumi ikonik “Maracana” po shndërrohet në spital

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 22:50

Stadiumi ikonik “Maracana” po shndërrohet në spital

Stadiumi i famshëm në Rio “Maracana”, po shndërrohet në spital për të prekurit me koronavirus në Brazil, njofton CNN të mërkurën.

Stadiumi ku u organizuan Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe finalja e Botërorit 2014, po përgatitet të akomodojë pacientët në fazat më të vonshme, kur numri i të infektuarve të rritet, raporton Koha.

Deri më tash, në Brazil janë shënuar 1.500 raste të infektimit, kurse 25 persona kanë humbur jetën.

Stadiumi me kapacitet prej 78.000 ulëseve është shtëpi e klubit Flamengo dhe është një prej disave që po përgatitet për të akomoduar pacientët me Coronavirus.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 25, 2020 22:50