Standard dhe Purs konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë së Veriut

Desk
By Desk March 7, 2020 21:33

Standard dhe Purs konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë së Veriut

Agjencia për rejting kreditor “Standard dhe Purs” e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit në BB- me pikëpamje stabile.

Siç informuan nga Ministria e Financave, nga agjencia theksojnë se ekonomia e Maqedonisë ka vazhduar të rritet gjatë vitit 2019, si dhe se realizimi i rritjes ekonomike i ka tejkaluar pritjet e tyre fillestare prej tre për qind.

Agjencia pret rritja të mbetet gjerësisht e bazuar edhe në anën prodhuese edhe në anën e shpenzimeve dhe cekin se është i rëndësishëm momenti se nuk pritet ngadalësim në ekonomitë tek partnerët kryesorë tregtarë të vendit. Eksporti i Maqedonisë, cekin. do të mbetet i fokusuar në Evropë, kryesisht në Gjermani.

Sipas Standard dhe Purs, sipas të gjitha gjasave, situata me koronavirusin nuk do të ndikojë drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit, por mund të ndihet jo drejtpërdrejtë përmes partnerëve tregtarë të vendit, për shkak të problemeve të cilat paraqiten në zinxhirët global për furnizim.

Në raport ceket edhe se agjencia pret që vendi në disa muajt në vijim t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, qëndron në kumtesën e Minsitrisë së Financave. FLAKA

Desk
By Desk March 7, 2020 21:33