Stanishev: Këshilli duhet të rishohë vendimin për negociata

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 22:46

Stanishev: Këshilli duhet të rishohë vendimin për negociata

President i PES, Sergei Stanishev, deklaroi sot në seancën plenare të Parlamentit Europian, se “vendimi i Këshllit për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV nuk është mesazhi më i gabuar”.

“Mesazhi më i gabuar është se s’mund të kihet më besim tek BE. Pavarësisht sakrificave mund të tradhëtohesh”, tha Stanishev.

Eurodeputeti bullgar u shpreh se “influenca e BE në këto vend do të reduktohet. Prej vendimit të Macron të tjerë do influencojnë në këtë rajon. S’duhet të jemi peng të vendimeve egoiste nacionale. Këshilli duhet të rishohë vendimin”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 22:46