#Status: Ajdini: Hajde Avni Rustemi binde kryetarin tënd ti del në debat Ziadin Selës

#Status: Ajdini: Hajde Avni Rustemi binde kryetarin tënd ti del në debat Ziadin Selës

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini ka sfiduar Avni Rustemin kryetarin e FR BDI që të bëjë shtypje tek Ahmeti, për tu ballafaquar në debat me kreun e ASH-së Ziadin Sela:

 

Ne si kryetarë të forumeve rinore dje debatuam.

Nuk e di kush humbi, por e di kush fitoi: fituan ata të rinj e të rejat që ishin në sallë sepse ata e patën mundësinë të na dëgjojnë, shohin dhe vlersojnë përderisa ne i përballëm argumentet tona. Ata do të dijnë më mirë kë ta përkrahin nesër.

Fatkeqsisht, këtë të drejtë demokratike nuk e kan populli ynë sepse dikush vendos që t’i privojë ato nga kjo e drejtë që e fituan me gjak e mund. Unë nuk do të kisha dashur ta kem kryetar partie një njeri që nuk ja jep këtë të drejtë popullit tim. Prandaj, sonte publikisht bëj thirrje që ky 12 prill mos të na zë pa përballje televizive të kryetarëve të partive tona.

Hajde Avni Rrustemi, nëse partia yte është aq demokratike bëj shtypje që kryetari yt t’ja jep të drejtën shqiptarëve ta vlersojnë tek përballet me Ziadin Selën në debat. Të paktën kërko debat dhe dëshmoje se ke mentalitet ndryshe.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 22:03

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.