#Status, Grubi: Përkrahim ligjet, do të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit

#Status, Grubi: Përkrahim ligjet, do të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, në një status në Facebook shkruan se partia e tij i përkrahë ligjet që janë në procedurë parlamentare dhe se janë të bindur që të njëjtat do të kalojnë para shpërbërjes së Kuvendit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, ligjin për mbrojtje, kodin zgjedhor me korrigjimin e njësive zgjedhore, si dhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë. Jemi të bindur se të gjitha këto ligje dhe vendime do të merren para shpërbërjes së Kuvendit. Zgjedhjet e parakohshme u dakorduan konsensualisht tek presidenti Pendarovski dhe paparashikueshmëria politike nga cila do palë është joserioze dhe e paqëndrueshme për vendin tonë”, shkruan Grubi në Facebook.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Shkurt, 2020 11:06

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.