#Status, Jeta Xharra ja analizon deklaratat Grenellit: Këto janë rrena!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 20:53

#Status, Jeta Xharra ja analizon deklaratat Grenellit: Këto janë rrena!

Gazetarja kosovare, Jeta Xharra ia ka analizuar intervistën e emisarit special për dialogun, Richard Grenell, dhe përfundimi i saj është se aty pati shumë rrena.

Në një status të saj në Facebook, ajo ka dalë në anën e kundër të Grenellit, duke tentuar të ofrojë disa të dhëna ndryshe.

Xharra, që financohet kryesisht nga ndërkombëtarët në mediumin e saj, tha se më të saktë janë disa gazetarë se një zyrtar i lartë amerikan.

Ky është postimi i saj:

Fact check 1: Ekonomia e Kosoves, vendet e punes dhe ikja e rinise nga Kosova nuk jane tu ndodh prej qe u qit tarifa por per shkak te korrupcionit e padrejtesise qe ka mbizoteru ne Kosove deri tash. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 2: Kalimi i kerreve rentacar mes kosoves e serbise nuk jane tu pas problem per shkak te tarifes, por per shkak te pengesave ne tabela qe i ban Serbia, pra argument pa lidhje qe mbeti i pasfidum. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 3: Po VV e ka premtu qe ka me hjek tarifen PRESJE, DHE KA ME ZEVENDESU ME RECIPROCITET. Pra nuk o e vertete qe kur ka thane qe ka me hjek, ka rrejt – pe hjek edhe ka nis me hjek edhe per kete po urohet prej shume shteteve. Verdikti: RRENE

Factcheck 4: Grenell tha qe s’ka pa marreveshje per shkembim territoresh, por nuk tha qe kjo nuk egziston. Pra, kjo nuk e mohon informaten per te cilem Judah, Server, Joseph dhe Burns na kane kallxu! Verdikti: ME KOS

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 28, 2020 20:53