#Status: Ku jeton Ali Ahmeti

#Status: Ku jeton Ali Ahmeti

Ismet Sylejmani

Kjo dhe shumë pyetje të tjera të shkojnë ndërmend derisa mendon se ku dhe si jetojnë figurat e njohura dhe personalitetet e mëdha të botës njerëzore shqiptare dhe botërore!

Të gjithë udhëheqësit e mëdhenjë kanë të veçantat e tyre që i bëjnë të përmasave të lavdishme!

Është e zakonshme të dëgjohet, se si një figurë e madhe, pasi të vendoset në fronin e udhëheqësit të e ndrrojë edhe vendbanimin!

Por unë sot bëjë pyetjen për të gjithë shqiptarët kudo që janë!

Ku jeton Ali Ahmeti?

Ku e ka shtëpinë, dhe sa metra katrorë(m2), është shtëpia e Tij?
A e ka shtëpinë në vendlindjen e Tij në fshat, apo është shpërngulur si udhëheqësit e tjerë, për të jetuar më mirë dhe më moderne në qytet apo në kryeqytet ?

Sa udhëton në ditë Ali Ahmeti për të shkuar në punë?

Të paktë janë veprimtarët e çështjes kombëtare e edhe më të paktë janë drejtuesit e lartë e Udhëheqësit e Mëdhenj të Kombit, që me kontributin e madh që kanë dhënë në jetën e tyre, janë ndarë në shumë pjesë të Atdheut brenda dhe jashtë tij!

Udhëhqeqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti është i pashembullt, është i pa shoq!

Ai është i vetëm dhe nuk ka edhe një tjetër, pra është unikat!

Në jetën e Tij të bujshme ka jetuar përpos në rini në vendlindjen e Tij në Zajas të Kërçoves, edhe si studentë në konvikt e banesa private legale e ilegale në Prishtinë!

Një pjesë të shkurtë të jetës e ka jetuar në burg në Kosovë, kur ishte i burgosur pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë!

Pas daljes nga burgu dhe pas largimit ilegalisht nga ish-Jugosllavia, ka jetuar në Lucern të Zvicrrës!

Pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, derisa ka filluar lufta e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ka jetuar në Kosovë e herëpasëherë ka udhëtuar në Lucern në Zvicer!

Pas përfundimit të luftës së vitit 2001, në fillim ka jetuar në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Shipkovicë!

Nga Selia e Shtabit të Përgjithshëm, përfundimisht jetën e Tij e ka vazhduar në vendlindjen e Tij në Zajaz të Kërçovës!

Mijëra e miliona kilometra që ka kaluar, kalon e do të kalojë çdo ditë, me veturën dhe shoqëruesit e Tij edhe në të ardhmen, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në relacionin Zajas-Tetovë-Shkup dhe anasjelltas 130 km minimumi, janë e do të jenë dëshmi se politika e madhe, reale dhe e sukseshme, nuk bëhet patjetër e domosdoshmërisht, nga qytetet e kryeqyteti, e vilat e mëdha shumëkatëshe e marramendëse për nga salltanati e lluksi i tepruar në kurriz të taksapaguesve e shtetit, por është e mundshme edhe nga fshati e nga shtëpi të thjeshta e tradicionale shqiptare!

Ali Ahmeti nuk disponon me patentë shoferi!
Pra le ta dijnë të gjithë se Lideri i madh shqiptar nuk disponon me leje për drejtim të veturës!

Nuk i është nënshtruar këtij provimi!

Ka hequr dorë me vetëdije nga një argument i madh për të jetuar me lluks jetën personale!

Por ka dhënë provimin e luftës për liri dhe ka patentën e drejtimit të popullit shqiptar!

Edhe kjo është një tjetër dëshmi, se ky është prej atyre që e kishte të ndarë mendjen, të drejtonte vendin, popullin, Atdheun dhe Kombin, e jo veturën!

Se me kohë ishte përcaktuar që të ishte vetëm në sherbim të kauzës së shenjtë të popullit e Atdheut, të vendit e të mirëqenies së përgjithëshme dhe jo të jetës së tij indivuduale!

Ali Ahmeti edhe me jeten e Tij, jep shembullin e madh se guri i rëndë jo vetëm peshon në vend të vetin, por politika kombëtare e shtetërore,mund të drejtohet e të zhvillohet me sukses të madh dhe të mos braktiset vendlindja!

Jeton në mes të popullit të Tij ku ka lindur!
Jeton Udhëheqësi në lagjen ku ka lindur, aty ku i ka jetuar stërgjyshi e gjyshi, Babai e Nëna!
Jeton me vëllezerit e Tij, niperit e mbesat, kusherinjtë e të afërm të tjerë!
Jeton Udhëheqësi aty afër pusit(bunarit) të ujit, që pushtuesit serb pasi ia kishin vrarë të parët e Tij, mbi 60 ia kishin hedhur në Të, e kishin mbushur në vend të ujit!
Mund ta merrni me mend se çfarë serioziteti të jetës, punës e veprës së Ali Ahmetit, i jep fakti se në çdo mengjes e në çdo mbrëmje kalon përrreth atij bunari që ishte i mbushur me njerez të fisit të Tij!

Se Udhëheqësi modern i popullit shqiptarAli Ahmeti, nuk e braktisë truallin e shtëpisë ku ka ardhur në jetë, por nga aty drejton me sukses me fatet e popullit dhe Atdheut dhe projekton jetën e mirë të popullit dhe të ardhmen e ndritur të Kombit shqiptar, kjo është një porosi e mesazh i madh që ju jepet politikanëve të korruptuar e atyre që mendojnë të zhvatin e të vjedhin djersen dhe pasurinë e popullit!

Në luftën për liri, çlirim kombëtar e barazi nacionale, për prosperim kombëtar e njerëzor, të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, të Kosovës e të popullit shqiptar e të vetë shtetit në Maqedoninë e Veriut, Udhëheqësi Ali Ahmeti, ka një vend të madh e të rëndësishëm, që kurrë nuk do të arrihet nga figurat e personalitetet që jetojnë aktualisht dhe vështirë se do të tejkalohet nga brezat që do të vijnë!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, gjumin e netëve të jetës së Tij e bën në truallin e të parëve, në shtëpinë e Tij në fshatin e lindjes në Zajaz!

Kjo jetë e këtillë, është pasqyra reale e jetës së liderit që nuk i intereson pasuria as lluksi i shfrenuar, por jeta dhe mirëqenia e popullit të Tij dhe jeta e mirë e qytetarëve të shtetit të Maqedonisë së Veriut!

Ali Ahmeti, Udhëheqësi i popullit shqiptar, jeton në fshatin e Tij të lindjes në Zajaz!

Prishtinë, më 24 Shkurt 2020!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Shkurt, 2020 19:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.